Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia nis hetimet për tenderin e insulinave në Ministrinë e Shëndetësisë

Policia nis hetimet për tenderin e insulinave në Ministrinë e Shëndetësisë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dhënien e tenderit për insulina në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë tre lote për insulina kompanisë “Meditech” në vlerë mbi 6.5 milionë euro. Lot 2 është në vlerë 913,315 euro është nënshkruar në muajin mars, ndërsa për Lot 1 në vlerë 1,144,726 dhe Lot 3 në vlerë 4,456,908, MSH ka marr vendim më 29 prill.

Vendimi i MSH-së vjen pasi Organi i Shqyrtimit Publik e riktheu lëndën në rivlerësim pas ankesës së kompanisë “Pharma Leader” e cila ofertoi për Lot 1 dhe 3 me rreth 400 mijë euro më lirë sesa “Meditech”.

Ky operator nuk kishte Autorizim Marketing të regjistruar në Kosovë për produktet e ofruara, por OSHP e arsyetoi vendimin për rikthimin e lëndës në rivlerësim pasi “Pharma Leader” kishte ofruar dëshmi për “Autorizim Letter” nga kompania “Eli Lilly Export S.A” me seli në Zvicër, si dhe nga përfaqësuesi i autorizuar në Shkup “Forma Trejd”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë është duke e trajtuar rastin”, janë përgjigjur shkurt për Front Online nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Megjithatë MSH sërish ka vendosur që kontratën t’ia jap kompanisë “Meditech”. Pas këtij vendimi pritet të bëhet furnizimi me insulina të cilat në muajin e fundit munguan në disa prej qendrave të mjekësisë familjare në komuna.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments