Situatë e pakëndshme është krijuar në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave të LVV-së me ata të PDK-së.
Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve. Pasi fillimisht pati debat të ashpër të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.