Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeAvokati i Popullit tregon shqetësimin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në...

Avokati i Popullit tregon shqetësimin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Mbajtjen në paraburgim në periudhë të gjatë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Avokati i Popullit Naim Qelaj po konsideron si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

Qelaj tha se problem për të burgosurit në Hagë është edhe distanca, pasi sipas tij, të burgosurit kanë shprehur shqetësim të madh për maltretimin që e kanë familjarët e tyre që të marrin rrugë për t’i takuar.

Sa i përket akomodimit Qelaj tha se nuk ka pasur ankesa, por se shqetësimi më i madh i tij është kohëzgjatjen e paraburgimit pa dhënë arsye dhe pa paraqitur fakte.

“Pozita e të burgosurve në Hagë është një situatë më specifike se të burgosurve që janë brenda Kosovës, në fakt ne po ballafaqohemi me një situatë ku vetë distanca në të cilën ata ndodhen paraqet shumë vështirësi. Sa sfiduese është që të udhëtosh, me siguruar linjat ajrore, pastaj të akumudohesh. Në vizitën që kam pasur të burgosurit kanë shprehur shqetësim të madh për maltretimin që e kanë familjarët e tyre që ta marrin atë rrugën që t’i takojnë ata. Sa i përket akomodimit dhe kushteve në burg as një vërejtje nuk e kam pasur në kohën kur i kam vizituar dhe nuk po besoj që do të ketë vërejtje”.

“Ne lidhje me këta të burgosur ndoshta ka aspekte të tjera që lidhen me të drejtat që i ka çdo i akuzuar procedura penale për një gjykim të drejt dhe të paanshëm. Ndoshta problemi kryesor për të cilën ne shqetësohemi edhe pse mandati jonë është i kufizuar në raport me këtë Gjykatë lidhte me kohëzgjatjen e paraburgimit e cila vërtet është shqetësuese. Në situatën në të cilën ndodhen këta të burgosur konsideroj që mbajtja për një periudhë kaq të gjatë kohore pa dhënë arsye dhe pa paraqitur fakte të mjaftueshme paraqet shqetësim se atyre po i’u shkelen të drejtat”, tha ai.

Ndërsa sa i përket të burgosurve në Kosovë, Avokati i Popullit, tha se në përgjithësi të drejtat e tyre respektohen, por ai shtoi se gjendja pak më e vështirë është tek personat me çrregullim mendor që janë të privuar nga liria.

“Avokati i Popullit vazhdimisht kryen vizita për me mujt me pa se cila është gjendja e burgjeve në Kosovë, sa plotësohen kushtet për të burgosurit. Kemi pasur gjetje të shumta që lidhen me përmasimin e kushteve për akomodim me ofrimin e shërbimeve sidomos ato mjekësor si dhe kemi paraqitur disa shqetësime që lidhen me dukurit e dhunës brenda vetë të burgosurve dhe veprimeve korruptive. Në përgjithësi të drejtat e burgosurve në Kosovë respektohen. Atyre u garantohen dhe ju lejohen realizimi i atyre të drejtave që janë elementare dhe që janë në listën e të drejtave, ka sektor që duhet të ndërhyhet e sidomos më vështirë është gjendja e personave me çrregullim mendor që janë të privuar nga liria”, tha ai.

Avokati i Popullit foli edhe për marrëveshjen për dhënien me qera të 300 vendeve për të burgosur nga Danimarka, ku tha se në dukje të parë duket që kjo marrëveshje cenon të drejtat e atyre që do të vuajnë dënimin në Kosovë.

Kjo sipas tij, për shkak të distancës në të cilën duhet që të udhëtojnë familjet për vizita, pastaj me përgjegjësit dhe kompetencat që i ka shteti i Kosovës në raport me këta të burgosur.

“Në atë kohë ne kemi ngritur shumë pyetje dhe shumë dilema që lidhen me respektimin e drejtave të njeriut përgjegjësit që ka shteti dhe detyrimet që ka edhe mundësinë që me hy në terenin ku shteti jonë mundet me i cenuar dhe me i shkel te drejtat e personave që do të transferohen nga Danimarka me vuajt dënimin në Kosovë. Duhet me ditë që marrëveshjet ndërkombëtare kanë karakter mbi kushtetues dhe në këto raste përveç reagimit që mundemi me bë jemi shumë të kufizuar në raport me mundësit e tjera që të ndërhyjmë në këtë kontratë”.

“Ne kemi pas një vizitë në Danimarkë, nga pala daneze kemi marr konfirmimin se ata nuk kanë as një vërejtje edhe përkundër shqetësimeve që ne i kemi ngritur që lidhen me distancën në të cilën duhet që të udhëtojnë familjet për vizita, pastaj me përgjegjësit dhe kompetencat që i ka shteti i Kosovës që i ka në raport me këta të burgosur, duke marr për bazë edhe vetë përgjegjësit që merr, në shumë pyetje nuk kemi marr përgjigje. Parimisht ose në dukje të parë duket që kjo marrëveshje cenon të drejtat e atyre që do të vuajnë dënimin në Kosovë dhe në anën tjetër do të paraqesin edhe vështirësi për vetë stafin që do të punoj aty për shkak se do të vlejnë dy legjislacione, në një pjesë do të vlej ligji i Kosovës, në një pjesë ligji i Danimarkës”, tha ai.

Në këtë interviste për EO, avokati Naim Qelaj, tha se për vitin 2022 ka pasur një ngecje në raport me vitin paraprak sa i përket zbatimeve të rekomandimeve.

Sipas të dhënave del se 22.9 për qind e rekomandimeve janë zbatuar, kurse 4.6 për qind janë zbatuar pjesërisht.

“Në fakt gjatë viti 2022 kemi pasur një ngecje në raport me vitin paraprak sa i përket zbatimeve të rekomandimeve tona, megjithatë gjendja krahasuar me situatën më shumë vitet e më hershme është shumë ma e mirë. Vitin e kaluar ka qenë një rritje për 10 për qind në raport me 2020, këtë vit kemi një ramje të lehtë por që presim në tre muajt e parë të viti që vjen kjo situatë të ndryshoj dhe gjendja të ndryshohet. Mbi bazën e statistikave që ne kemi publikuar ka dal se 22.9 për qind e rekomandimeve janë zbatuar. 4.6 për qind janë zbatuar pjesërisht pra ka nisur implementimi i tyre, ndërsa në pritje të zbatimit janë 69.7 për qind këtu hynë ato rekomandime ku ne kemi marr përgjigjen nga autoritet dhe deklarimi i tyre është se janë duke marr masat që t’i zbatojnë, mirëpo për shkak të vështirësive të ndryshme nuk kanë arrit që t’i zbatojnë”, tha ai.

Qelajt gjatë viti 2022 nga ankesat që kanë pranuar nga qytetarët edhe natyrën e shkeljeve që ata pretendojnë, del se janë tri të drejta që cenohen më shumë.

Sipas tij, e para ka të bëjë me zvarritjen e procedurave gjyqësore, e dyta lidhet me mungesën e mjetit efikas juridik dhe janë ankesat e qytetarëve që lidhen me respektimin e të drejtave në punë.

“Ndoshta nuk mund të japim një përgjigje të saktë dhe të qartë, mirëpo duke e marrë parasysh natyrën e ankesave që ne kemi pranuar nga qytetarët në vitin 2022, edhe natyrën e shkeljeve që ata pretendojnë del se janë tri të drejta që cenohen më shumë. E para ka të bëjë me zvarritjen e procedurave gjyqësore që lenë me kuptuar që edhe më tutje paraqitet respektimi i kësaj të drejte, pra gjykimi i drejt dhe në kohë të arsyeshëm nga ana e gjykatave. E dyta lidhet me mungesën e mjetit efikas juridik që nënkupton që edhe pse janë nxjerr shumë ligj ku qytetarëve ju njihen e drejta në ankesë dhe e drejta në mjetë efikas juridik megjithatë kjo e drejt nuk po arrin të zbatohet. Dhe e treta që konsiderojmë që është shumë më rëndësi janë ankesat e qytetarëve që lidhen me respektimin e të drejtave në punë, që këtu kryesisht ndërlidhet me inspektoratin e punës pastaj me vetë qeverinë si strukturuar, e cila duhet të garantoj këto të drejta”, tha Avokati i Popullit për EO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments