Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka apeluar BE’në dhe SHBA’në që të ndërhyjë me qëllim të qetësimit të situatës në veri
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
“Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media sot gjatë ditës njoftoi se serbët në veri të Republikës së Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit Dejan Pantiç drejt organeve të drejtësisë,
Si pasojë e këtyre bllokimeve, Policia ka mbyllur për qarkullim dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.