Tuesday, November 26, 2024
HomeTop LajmetShefi i diplomacisë kroate viziton Kosovë – Takohet me Kurtin, Osmanin dhe...

Shefi i diplomacisë kroate viziton Kosovë – Takohet me Kurtin, Osmanin dhe Gërvallën

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Fillimisht ministri kroat do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa në ora 10:00, shefi i diplomacisë kroate do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Ndërsa pas takimit do të ketë një komunikatë për media.

Pas takimit me Osmanin dhe Gërvallën, kryediplomati kroat do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Grlic ka thënë se në agjendën e këtij udhëtimi nuk është e planifikuar që do të diskutohet rreth ofrimit të garancisë nga Kroacia për mbrojtjen në liri të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Nga Ministria që drejton Grlic ka thënë se nëse do të ndodh një diskutim i tillë me krerët e institucioneve të Kosovës atëherë do ta bëjnë publike, shkruan direktno.hr, transmeton Gazeta Express.

“Tema për të cilën keni pyetur nuk është temë diskutimi dhe nuk është në axhendë gjatë kësaj vizite”, kanë potencuar nga MPJ për direktno.hr.

Nga MPJ kroate kanë thënë se tema të diskutimit gjatë vizitës në Kosovë do të jenë integrimet evropiane, ndihma e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e trupave kroate në KFOR, mbrojtja e diasporës në Janjevë dhe Letnicë dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments