Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Sentop.
Ata kanë bisdeuar për dinamiikën e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonoimik, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, shkruajnë mediat serbe.
Vuçiq dhe Sentop u pajtuan se bashkëpunimi gjithëpërfshirës dhe dialogu intensiv politik tregojnë se “marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Turqisë janë në nivelin më të lartë në historinë moderne, që është rezultat i respektit dhe besimit të ndërsjellë, por edhe i marrëdhënieve të jashtëzakonshme personale të dy presidentëve”, u tha në një komunikatë të Presidencës serbe.
Vuçiq tha se Serbia mbetet “sinqerisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe shtoi se në këtë kuptim, ai e konsideron Turqinë një partner të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.