Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Bislimi para tyre do të raportojë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman.
Raportimi i tij është paraparë të nis nga ora 13:00.
Kujtojmë se rreth çështjes së dialogut, I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi mes tyre do të nisë në orën 09:00.