Burime të Indeksonline bëjnë me dije se nesër KQZ bashkë me Policinë e Kosovës do t’i funksionalizoj zyrat e KQZ-së në katër komunat veriore të vendit.
Ministria e Arsimit vetëm ka inkurajuar KQZ-në me bashkëpunu me nivelet lokale, e që nivelet lokale tani veç se dihet kanë dhënë dorëheqje nga te gjitha pozitat zyrtare. Objektet komunale janë të mbyllura dhe shkollat që shërbejnë si qendra votimi nuk i menaxhon fare KQZ.
Sipas kësaj KQZ tani për tani është e vetmuar dhe i mungon përkrahja e institucioneve tjera shtetërore, kur dihet se me herët në proceset zgjedhore KQZ ka pasur përkrahjen e institucioneve shtetërore.
Pikërisht për këtë çështje, KQZ po vazhdon ende mbledhjen e filluar në ora 16:00.
Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri.