Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaZv.kryeministrja: Delegacioni serb do jetë në samitin e BE në Tiranë

Zv.kryeministrja: Delegacioni serb do jetë në samitin e BE në Tiranë

Zv.kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku gjatë një interviste për Euronews Albania se beson se delegacioni serb do të jetë nesër në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“Në dijeninë time dhe ashtu siç është thënë orët e fundit, unë besoj qe edhe delegacioni serb do të jetë në Tiranë. Do të ketë bisedime midis palëve, ka  një interes nga disa nga liderët e BE-së për të pasur edhe tryeza të përbashkëta midis vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara çdo bisedim që ka qenë në fokus dhe në qendër të vëmendjes. Unë besoj që do të jenë të gjithë në Tiranë”, u shpreh Balluku.

Disa ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të,atij që ai e quan reagim “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Teksa u përgjigj lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë Kryeministri Edi Rama tha dje në një komunikim me mediat në rrjetet sociale, se do të jetë pjesë e samitit.

“Nuk emocionohem nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”, tha Rama.

/Gazeta Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments