Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton për nënshkrimin e një kontrate për ndërtimin e tri shkollave të reja në kryeqytet.
Ai tha se shkollat do të ndërtohen në lagjet: Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re në Veternik.
Njoftimi i tij i plotë:
3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit! 👏🏼
Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë.
Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.
Faleminderit ekipit të Departmentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm! 🤝🏼
#kryeqyteti