Pasditen e të mërkurës, në oborrin e QKUK-së Sokol Halili ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, e cila ishte në javën e fundit të shtatëzënisë.
Halili pas aktit kriminal ishte arratisur, derisa po kërkohej nga Policia.
Në një video të publikuar në media, raportohet se Sokol Halili natën kur e ka kryer krimin ka udhëtuar drejt qytetit të Suharekës, ku edhe është kapur nga kamerat duke lëvizur brenda qytetit në këmbë.
Halili të premten rreth orës 13:45 ishte lokalizuar në shtëpinë e tij në Shtime, ndërkohë pas dështimit të negociatave për dorëzim me Policinë, ka vrarë veten me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.