Mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë u vra një grua shtatzënë. Një dëshmitar në kushte anonimiteti ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.
Siç thotë dëshmitari, janë dëgjuar tri krisma, e më pas i dyshuari ka ikë nga vendi i ngjarjes.
“Jom kon te trafika, prej trafikes unë e kom pa gruan te bërllogu duke ecë aty. Në sekond u afru ai zotnia. Qaty ka kërsit dy tri herë. Ajo u ra në tokë, ai zotnia u ikë. Fjalë nuk ka pasë, atë e di. Piskama nuk ka pas kurgjo, shumë thjeshtë e ka bë ai ato. Krim ma të madh nuk ka. Se besoj që as krimineli më i madh në botë nuk e bën atë. Gruaja ka qenë vetëm, e ka pas një kese në dorë”, thotë dëshmitari për KP.