Mbrëmë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, u vra një grua shtatzënë. I dyshuari për këtë është ish-burri i saj, i cili ende gjendet në arrati. Për këtë vrasje ka reaguar avokati Arianit Koci.
Koci tha që në rrethin e QKUK-së ka policë, në gjinekologji ka roje, ndërsa shtoi se për të hyrë e për të dalë duhet të pajisesh me biletë për shkak se gjatë gjithë kohës laura është e lëshuar.
Por për të është e pakuptimtë se si janë shkrepur 3 plumba dhe askush nuk ka reaguar, pasi sipas tij ka shumë njerëz në atë hapësirë.
“Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën. Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja. Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor. E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues. Krisma dëgjohet anëkënd! Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së. Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanarisht në gjinekologji. Para se me dalë e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar. Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen. Si është e mundur askush të mos reagoj?”, ka shkruar Koci.