Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës sot dhe nesër në Bruksel.
Temat e Komitetit do të jenë ekonomia, energjia dhe mjedisi, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shoqëria civile dhe media etj.
Të pranishëm do të jenë edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, Josep Borrell, Zëvendëspresident i Komisionit Evropian.
Në fund të këtij takimi në Parlamentin Europian pritet të miratohet një rezolutë e hartuar nga euro-deputetët për Shqipërinë
Në dokument, euro-deputetët përshëndesin çeljen e negociatave të me Bashkimin Evropian duke theksuar se kjo është një fazë e re në rrugëtimin e Shqipërisë.
Në një tjetër pikë Komiteti shpreh shqetësimin për sulmet kibernetike.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të rëndësishme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetikem bëhet thirrje, në këtë drejtim, BE-së dhe shteteve të saj anëtare që t’i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme”, citon rezoluta.