Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e 35-vjeçares shtatzënë, ministrja Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, ministrja Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime

Albulena Haxhiu, sot para mediave ka thënë se do të ketë shkarkime dhe dorëheqje, pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë.

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucioni, hallka që ka dështuar, personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Të gjithe në që jemi në pozicionet që mbajmë, kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kompetencat janë të ndara, por iu garantoj që nëse shohim që ka dështu dikush, do të këtë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Por ta keni parasysh, që edhe në rastet e kaluara janë kërkuar dorëheqjet dhe shkarkimet kur ka dështuar prokuroria. Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim. Dhe kjo neglizhencë po i inkurajon kriminelët, vrasësit”, tha ajo.

Haxhiu tha se kur të bëhet reforma në drejtësi “nuk do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk i kryejnë detyrat e tyre”.

“Jam e bindur që në momentin që do të kemi reformën në drejtësi, nuk do të kemi prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do t’I kryejnë detyrat e tyre”, tha Haxhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments