Saturday, November 23, 2024
HomeLajmePolicia shkon te shtëpia e familjes së 35-vjeçares shtatzënë që u vra...

Policia shkon te shtëpia e familjes së 35-vjeçares shtatzënë që u vra mbrëmë, familjarët në gjendje të rëndë

Një patrullë e Policisë po qëndron te shtëpia e familjes së Hamide Magashi, shtatzënës 35-vjeçare që u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku kishte shkuar për të kryer lindjen. I dyshuar për vrasjen është ish-burri i saj, Sokol Halili, i cili ndodhet ende në arrati.

Merita Miftari, po qëndron të shtëpia e familjes së viktimës në Llugaxhi të Lipjanit, prej ku raporton se ka parë edhe familjarët, të cilët janë në gjendje shumë të rëndë emocionale.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin rreth orës 19:00.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments