Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMolliqaj pyet Kurtin: Sa kushtoi liria zotëri kryeministër?

Molliqaj pyet Kurtin: Sa kushtoi liria zotëri kryeministër?

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë disa akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se i ka munguar guximi në luftë, ndërsa pas luftës po kalkulon me vota dhe nuk po e mbron luftën e drejtë të UÇK-së.

“Sa, sa, sa? Sa humbim e sa fitojmë janë numrat që mblidhen e shumëzohen me lapsin e pushtetit. Çdo gjë është numër në fund. “Sa kushton” është po e njëjta logjikë e fjalisë “matu me votë”. Çdo gjë e zbritur në regjistrin e shfrytëzimit. Ky është Kurti dhe kështu duket “periudha e tij”. Aspak autentike, por megjithatë e dëmshme. Liria nuk ka çmim, e megjithatë Kurti e përbiroi në sitën e përfitimit, duke dëshmuar për të satën herë se ai ishte kundër çlirimit të armatosur. Në intervistat para luftës ai shprehet kundër dekolonizimit si një akt i dhunshëm, në ndërkohë që kishte ndodhur luftë në Bosnje e masakër ndaj popullatës vendore atje, nga ushtria Serbe. Tek Kurti përvidhet logjika e nënshtrimit, por për petkun e guximit është treguar i kujdesshëm, deri më tani”, ka thënë Molliqaj.

Tutje ai thotë se Kurti kalkuloi kur nuk iu bashkua UÇK-së.

“Ai e bëri kalkulimin atëherë, prandaj nuk ju bashkua luftës me tërë qenien e tij. Ai kalkulon sot, prandaj nuk mbron UÇK-në me tërë pushtetin që ka. Të luftojmë apo të mos luftojmë? – Kjo nuk ishte asnjëherë dilemë për ushtarin/en e Ushtrisë Çlirimtare. T’i mbrojmë ose jo ata/ato është kalkulim, por edhe besim. Pozicionim politik në histori. Madhështisë së ardhjes së Kurtit në pushtet i doli boja- ra lavdia. Atëherë, sa kushtoi liria zotëri kryeministër?”, shtoi ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments