Saturday, November 23, 2024
HomeSportReal Madridi i kthehet fitoreve në La Liga

Real Madridi i kthehet fitoreve në La Liga

Pas dy dështimeve rresht, barazimit me Gironën dhe humbjes kundër Rayo Vallecanos, Real Madridi ka arritur që ta mposht sot në Santiago Bernabeo skuadrën e Cadizit me rezultat 2-1. Eder Militao (40’) dhe Toni Kroos (70’) shënuan për Realin ndërkaq për Cadizin shënoi Lucas Perez (82’)

Real Madridi i është kthyer fitore në La Liga, pasi që dështoi për ta bërë këtë në dy ndeshjet e fundit – gjë që i kushtoi atyre me humbjen e vendit të parë ku për momentin është Barcelona dhe pritet të jetë deri në përfundimin e Botërorit të Katarit.

Pjesa e parë ishte e qetë me Realin që dominonte por me Cadizin që mbrohej vazhdimisht.

Megjithatë Los Blancos arrin që të shënojnë gol në minutën e 40-të të ndeshjes. Toni Kroos bëri një pasim të mirë në zonë ku gjeti Eder Militaon që shënoi gol me kokë për ta zhbllokuar këtë sfidë.

Reali ishte më i mirë edhe në pjesën e dytë.

Skuadra nga kryeqyteti i Spanjës dominonte me lojë dhe me raste, por golin që i dha përkohësisht atyre qetësi u shënua në minutën e 70-të.

Toni Kroos shfrytëzoi një kthim të topit për ta goditur atë në ajër dhe shënuar një gol të bukur për rezultat 2-0.

Real Madridi do të kishin mundur të shënonin edhe golin e tretë, por Luka Modric nuk e finalizoi një pasim perfekt të Vinicius Jr në minutën e 77-të.

Cadiz do të ngjallej pak pas këtij rasti dhe pas një tollovie në zonë Lucas Perez shënon gol për ta bërë më interesante këtë sfidë. Goli u shënuan në minutën e 82-të.

Megjithatë, Los Blancos e mbante topin mirë dhe arriti që ta menaxhojë atë deri në fund për t’i marrë tri pikë që do e çimentojnë atë në vendin e dytë me 35 pikë, dy më pak së Barcelona që është në vendin e parë dhe 9 pikë më shumë se Real Sociedad që është në vendin e tretë.

La Liga rikthehet në aksion më 31 dhjetor të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments