Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se dy fëmijë e kanë thyer me guri një xham të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË – Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 04.11.2022 – 15:43. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka njoftuar se derisa ka qenë në sigurim të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga dy fëmijë dyshohet se është thyer me guri një xham i objektit të ministrisë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.