Golashënuesi i kombëtares norvegjeze dhe Manchester Cityt këtë sezon shënoi 22 gola në të gjitha garat, gjë që ndikoi në vlerën e tij, e cila aktualisht është 170 milionë euro.

Kështu Haaland ka kaluar në vend të parë, duke lënë pas sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, vlera aktuale e të cilit është 160 milionë euro.

 

Vendin e tretë e mban anësori i Real Madridit, Junior Vinicius, i cili vlen 120 milionë euro.

Në top pesëshen janë edhe dy lojtarë të rinj, Phil Phoden nga Manchester City me vlerë 110 milionë euro dhe Pedri nga Barcelona, ​​i cili sipas këtij portali kap vlerën e 90 milionë eurove.

Në dhjetëshen e parë janë edhe Jude Bellingham dhe Bakayo Saka, me një vlerë prej 90 milionë eurosh, si dhe Harry Kane nga Tottenham.

I nënti është Dusan Vlahovic nga Juventusi dhe vlera e tij është 85 milionë euro, ndërsa vendi në top 10 i takon lojtarit të ri të Bayernit, Jamal Musiala, vlera e të cilit llogaritet në 80 milionë euro.