Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeRohde: Targat e drejtë e Kosovës, Asociacioni sipas Kushtetutës

Rohde: Targat e drejtë e Kosovës, Asociacioni sipas Kushtetutës

Lidhur me çështjen e targave të automjeteve, ambasdori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, janë në drejtim të duhur.

“Por më duhet të them se ne si BE dhe si përfaqësues të Qunt-it, nga fillimi kemi thënë se masat e Qeverisë së Kosovës janë legjitime, se këto targa duhet të ndërrohen dhe nga fillimi i verës kemi thënë se duhet të parashihnim një proces që do të zgjaste 12 muaj”, tha ambasadori Rohde, duke theksuar se e gjitha është legjitime, por të ketë një fazë tranzitore prej 12 muajsh.

“Kjo edhe për shkak të zbatimit administrativ”.

Më tej ai tha se propozimet mund të merren ose mund të mos merren.

“Nëse nuk merren, mund të ketë eksalim të situatës e ajo çfarë nuk na duhet tani është eskalimi i situatës”, tha ambasadori gjerman në Kosovë.

Sipas tij, ka shumë procese, prandaj dëshirohet që këto masa të zbatohen, dhe kjo nuk duhet të ndërpriste procese të tjera politike.

“Natyrisht që jam i zhgënjyer, e jo vetëm unë por edhe qeveria amerikane, sepse besojmë se këtë proces duhet ndërprerë në mënyrë artificiale që në fund në Kosovë, duhet të vlejë ajo se a do të ketë vetëm targa të Kosovës apo jo”.

Ambasadori gjerman foli edhe për Asociacionin.

“E kemi thënë qartë se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, duhet të zgjidhet bazuar në Kushtetutën e  Kosovës. Nuk është qëllimi ynë, por ka disa marrëveshje që duhet të zbatohen, por në kuadër të Kushtetutës dhe se ndryshe as nuk duam që ta zbatojmë”, tha ai.

“Por ka një marrëveshje që duhet zbatuar e  kjo vlen edhe për targat e veturave”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments