Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaSamiti në kuadër të procesit të Berlinit, Cufaj: Sot për herë të...

Samiti në kuadër të procesit të Berlinit, Cufaj: Sot për herë të parë kemi marrëveshje konkrete

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sonte në “21 Drejtpërdrejt” u shpreh se Samiti i Berlinit ishte samiti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit.

“Thash që është më i rëndësishmi edhe për arsye të thjeshtë, se sot për herë të parë kemi marrëveshje konkrete, të cilat ua lehtësojnë jetën qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, lëvizja e lirë me karta identiteti e gjithë qytetarëve dhe sidomos në drejtimin Bosnje e Hercegovinë-Kosovë, është lajm i jashtëzakonshëm, lajm i mirë është njohja e diplomave, po ashtu universitare, si dhe njohja e kualifikimeve profesionale. Këto tri marrëveshje janë tepër të rëndësishme”, u shpreh Cufaj, shkruan rtv21.tv

Cufaj pohoi se Gjermania garanton se marrëveshjet që u nënshkruan sot të zbatohen nga Serbia.

Ai shtoi se padyshim që marrëveshjet duhet të kalojnë nëpër parlamentet e vendeve përkatëse dhe të ratifikohen.

Ndryshe, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot tri marrëveshjet në kuadër të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur për RTV21 se marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me “lëvizjen e lirë me ID kartela, njohjen e institucioneve të arsimit të lartë si dhe kualifikimin profesional të tri profesioneve atë të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments