Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani ende në spital, presidenca nuk jep detaje

Presidentja Osmani ende në spital, presidenca nuk jep detaje

Osmani po vazhdon të qëndrojë në një spital privat në Veternik, ku dje iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik – heqjes së tëmthit apo idhzës.

Gazetari i T7, Genc Godanci, po qëndron në vendin e ngjarjes dhe prej atje ka raportuar se, sipas burimeve të televizionit, Osmani është ende në spital.

Ai tha se veturat zyrtare janë larguar.

Pavarësisht tentimeve të T7 dhe Gazetës Express, nga Presidenca nuk kanë folur për gjendjen shëndetësore të Osmanit. Njëjtë kanë vepruar edhe nga spitali “Aloka”.

Ndryshe Presiendjta sot ka përshëndetur marrëveshjet që Kryeministri Kurti i ka nënshkruar në Berlin me Kryeministrat tjerë të Ballkanit, në kuadër të procesit të Berlinit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments