Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një përgjigje për Express ka konfirmuar udhëtimin e Memli Krasniqit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe do të realizojë një vizitë zyrtare.
Çitaku ka thënë se Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në Amerikë do të takohet me zyrtarë të lartë të të gjitha niveleve të qeverisjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndëkrohë ka dhënë detaje edhe për vizitën zyrtare në Bruksel.
“Po, Kryetari Krasniqi do të udhëtojë pas disa ditësh për një vizitë zyrtare në Washington dhe ne Bruksel. Në këto vizita, ai do të takohet me zyrtarë të lartë në të gjitha nivelet e qeverisjes në SHBA, ndërsa edhe ne Bruksel do të takohet me eurodeputetë dhe zyrtarë që merren me Kosovën dhe Ballkanin”, ka thënë Çitaku për Express.
Siç ka mësuar Gazeta Express, lideri i opozitës do të pritet në takime në Departamentin e Shtetit dhe zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare