Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn ditën e sotme, të cilët kërkuan të dalin me kandidatët e vet në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një prononcim për mediat, nga jashtë selisë blu, Berisha u shpreh se ata nuk duan as statut dhe as primare teksa tha se ata të cilët prekin flamurin e PD, i kanë bërë hesapet shumë keq.
Berisha: PD në momentet kur ndodhej para alternatives të jesh apo të mos jesh, është themeli i saj mbi të cilin është ngritur kjo forcë politike sot më e fuqishme se kurrë, se çdo forcë tjetër. Është ky statut që përben themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës ose të themi çeta e hajdutëve të Ramës nga qytetarët.
Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD të Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Ju nuk mund ta imagjinoni sa zjen sot urrejtja ndaj Edi Ramës dhe ndaj bandës së tij në qeveri.
Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Një grup deputetesh erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për cdo post në këto bashki, të paraqitnin kandidaturat ose në përputhje me staututin të krijonin fraksionin. Ata nuk duan, as statutin as primaret dhe as primaret.
Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, kjo do të thotë do ta shifni ditët e ardhshme.
VIJON….