Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeFrikë nga arratisja, ZPS-ja kërkon që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi

Frikë nga arratisja, ZPS-ja kërkon që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, t’i vazhdohet paraburgimi.

Kërkesa i është drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve tjera.

Në shkresën e ZPS-së thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar në disa raste se paraburgimi i Veselit ishte merituar sipas rrethanave.

“Që nga vendimi më i fundit, më 26 shtator 2022, nuk ka pasur ndonjë rrethanë ndryshimi që do të sugjeronte një përcaktim tjetër dhe Veseli nuk bën asnjë parashtresë me argumentin se paraburgimi nuk është më i garantuar”, ka thënë në parashtresën e prokurorisë. Sipas ZPS-së, Veseli vazhdon të përmbushë rrezikun e aplikueshëm të arratisjes.

“Mbetet rasti që Veseli është në dijeni për akuzat e rënda kundër tij, për shumicën dërrmuese të provave në bazë të tyre dhe për mundësinë e një dënimi të konsiderueshëm nëse shpallet fajtor. Që nga vendimi i fundit i paraburgimit, shtimi i dëshmitarëve të rinj nga ZPS-ja, zbulimi i dosjeve të mëdha të dokumenteve shtesë në përmbushjen e afatit të 30 shtatorit, si dhe depozitimi i një liste shtesë të Rregullës 102(3), i japin Veselit një pasqyrë të mëtejshme për rastin kundër tij”, theksohet në shkresën e Prokurorisë, raporton Berimi për Drejtësi.

Sipas tyre, ndikimi i Veselit gjithashtu mbetet i pazvogëluar që nga vendimi i fundit i paraburgimit, gjë që mund ta ndihmojë atë në shmangien e procedurave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

“Vazhdon të ekzistojë rreziku që Veseli të pengojë procedurat. Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjetur më parë se Veseli ka ndërhyrë, përmes një ndërmjetësi, në një çështje që përfshin DHSK-në, dhe vazhdon, në bazë të pozicionit të tij të mëparshëm dhe ndikimit të vazhdueshëm, të jetë në gjendje, p.sh., të ketë akses në informacion ose të marrë mbështetjen e të tjerëve”, thuhet në shkresë.

ZPS-ja thekson se gjykatësi i procedurës paraprake gjithashtu ka gjetur se Shërbimi Informativ i Kosovës është angazhuar në ndërhyrjen e dëshmitarëve, derisa Veseli ishte në krye të tij.

Po ashtu thuhet se faktorët e vlerësuar nëse ekziston rreziku i pengimit të procedurave sipas nenit 41(6)(b)(ii) janë gjithashtu të rëndësishëm kur shqyrtohet nëse ekziston rreziku i krimeve të mëtejshme nëse Veseli do të lirohet.

“Vazhdon të ekzistojë rreziku që Veseli të kryejë, në një ose më shumë nga mënyrat e disponueshme të përgjegjësisë, krime të ngjashme me ato të akuzuara. Mbetet rasti që Veseli ka aftësi dhe vullnet të demonstruar për të ndërhyrë në procedurat e DHSK-së, ka kapacitet për të depërtuar burimet në këtë drejtim për shkak të pozitave të tij të mëparshme në Kosovë, dhe ka një ndërgjegjësim të shtuar për rastin kundër tij për shkak të zbulimeve shtesë, shtimit të dëshmitarëve dhe progresit drejt gjykimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments