Friday, November 22, 2024
HomeUncategorizedKomisioni Evropian pret një zgjidhje për targat para të hënës

Komisioni Evropian pret një zgjidhje për targat para të hënës

Komisioni Evropian shpreson se do të gjendet “një zgjidhje e përshtatshme” për konvertimin e targave, para të hënës, kur është afati i fundit i dhënë nga Qeveria Kurti.

Erik Mamer, zëdhënësi i Komisionit Evropian, ka thënë se dje në Prishtinë, Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen “ka ftuar dy palët të vazhdojnë negociatat përbrenda dialogut”. Kjo ishte përgjigjja e tij kur u pyet nga agjencia serbe e lajmeve “Beta” rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për të mos ta shtyrë afatin për konvertimin e targave.

Zëdhënësja tjetër e Komisionit Evropian, Nabila Masrali, ka thënë se janë “akoma tri ditë”, deri te skadimi i afatit të vënë nga autoritetet e Kosovës.

Ajo ka thënë se “duhet të shpresojmë për një zgjidhje” dhe  se Bashkimi Evropian pret që të të ketë reagim para skadimit të afatit.

Deri tash, Kryeministri Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do të aprovojë kërkesën e ndërkombëtarëve për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave ilegale të lëshuara nga Serbia për qytetarët serbë të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments