Trajneri i ardhshëm i Romës, Jose Mourinho ka nisur të bëhet gati për edicionin tjetër dhe thuhet se do provojë të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester Unitedit, Nemanja Matic.
Sipas SportItalia, tekniku portugez që u njoftua dje nga klubi ka nisur të kërkojë përforcime në afatin kalimtar veror, .
Ndër prioritet është 32-vjeçari i “Djajve të Kuq”, që nuk ka luajtur shumë këtë edicion te klubi anglez.
Për Romën synimi kryesor është rikthimi i shpejtë në Evropë, andaj edhe Mourinho ka nisur të përgatitet.
Matic ka luajtur nën urdhrat e Mourinhos te Chelsea dhe Manchester United dhe kontrata me klubin anglez i skadon në qershorin e vitit 2023.