Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti-Gudjev: Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Kurti-Gudjev: Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim ambasadorin bullgar në Prishtinë, Hristo Gudjev nga i cili ka marrë mbështetjen e shtetit të Bullgarisë si anëtare e BE-së dhe NATO-s për Kosovën, në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, si dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e shtetit bullgar për Kosovën dhe tha se Bullgaria është vend mik i Kosovës. Ai vlerësoi raportet e mira ekonomike dhe kërkoi që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve të rritet.

Në takim u vlerësua edhe siguria e rajonit, ku u theksua nevoja për bashkëpunim të shtuar në mes të dy vendeve, në parandalimin e aktiviteteve nga akterë që kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe cenimin e paqes dhe sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments