Një person është arrestuar të martën rreth orës 22:00 në Prizren, pasi që dyshohet se ka kanosur me vdekje vëllaun dhe familjarët e tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Në raport thuhet se përpos kanosjes, i dyshuari ka ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.