Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se të premten do të votohet programi i Qeverisë Kurti.
Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend.
“Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo.
Qeveria Kurti 2 është kritikuar me të madhe pasi që më shumë se një muaj nuk ka prezentuar asnjë plan qeverisës.
Opinioni dhe opozita këtë vonesë e kanë konsideruar si paaftësi të Vetëvendosjes për qeverisje në temat me rëndësi jetike për vendin.