Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeMëditjet që morën stafi i Kurtit dhe zv.kryeministrave për 6 muaj, kampion...

Mëditjet që morën stafi i Kurtit dhe zv.kryeministrave për 6 muaj, kampion këshilltari i kryeministrit

Afër 15 mijë euro kanë marrë mëditje për udhëtime jashtë vendit për gjashtë muaj, stafi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrave, Besnik Bislimi dhe Emilija Rexhepi.

Kallxo ka siguruar listën e mëditjeve të kabinetit të kreut të ekzekutivit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministres së tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Nga janari deri më muajin qershor të këtij viti, stafi i udhëheqësve institucionalë kanë marrë në total 14 mijë e 846 euro e 82 centë.

Zyra e Kryeministrit ka deklaruar, se Kryeministri Albin Kurti, nuk merr mëditje, ndërsa sipas tyre, i vetmi kompensim për stafin e Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrave janë mëditjet që realizohen si përfitime gjatë udhëtimeve jashtë vendit në bazë të udhëzimit administrativ.

Në bazë të vlerës së marrjes së mëditjeve, më shumë sosh mori stafi i Kurtit, pasuar nga ai i zëvendëskryeministrit Bislimi dhe më pas i zëvendëskryeministres Rexhepi.

Ndonëse shefi i tyre nuk merr mëditje, stafi i kryeministrit Kurti për gjashtë muaj ka marrë 8 mijë e 607 euro e 38 centë.

Vlerën më të madhe të mëditjeve për periudhën janar – qershor 2022 në kabinetin e kryeministrit Kurti e ka marr Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit, në vlerë prej 2 mijë e 152 euro.

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit Kurti për periudhën janar – qershor ka marrë mëditje në vlerë prej 1 mijë e 855 euro, Përparim Kryeziu zëdhënës i Qeverisë për këtë periudhë ka marrë mëditje 170 euro, Fllanza Podrimja, këshilltare politike e kryeministrit ka marrë mëditje në vlerë prej 807 euro, Vale Gjonbalaj zyrtare e lartë ekzekutive e kryeministrit ka përfituar mëditje në vlerë prej 191 euro e 50 centë, Rina Zhitia asistente e lartë administrative në Sekretariatin koordinues Ndërqeveritar ka marrë mëditje në vlerë prej 234 euro.

Mëditje kanë përfituar edhe Lulzon Jagxhiu këshilltar politik i kryeministrit në vlerë prej 1 mijë e 234 euro e 38 centë dhe Patrik Domi fotografi i kryeministrit ka përfituar nga mëditjet 1 mijë e 963 euro e 50 centë.

Përfitues të mëditjeve janë edhe zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Emilija Rexhepi.

Në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, më shumë mëditje mori vetë ai, në vlerë prej 1 mijë e 955 euro e 62 centë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments