Politikani shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi i cili është edhe anëtar i CDU-së ka folur rreth përkrahjes së Gjermanisë për liberalizimin e vizave para 13 tetorit, ditës kur kjo temë do të jetë për diskutim në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.
Në një prononcim për Indeksonline, Kelmendi ka thënë se Gjermania gjithmonë ka lobuar në shtetet tjera për Kosovën, dhe se nuk ka qenë problemi tek Gjermania për mosliberalizimin e vizave.
“Liberalizimi i vizave sa i përket edhe ish-qeverisë edhe qeverisë aktuale tani ka dy vite, kanë qenë promotor të kësaj teme sepse ka lobu në Francë, Holandë dhe kudo për këtë çështje. Me 13 tetor pritet të merret një vendim i rëndësishëm. Pas 13 tetorit ju e dini se shkon njëherë nëpër shtete apo qeveritë, ministritë përkatëse të shteteve të Bashkimit Evropian me u diskutu brenda shteteve dhe pastaj me ardh një vendim pozitiv apo negativ. E veçanta e krejt kësaj edhe se është futur zyrtarisht në agjendë” ka thënë Kelmendi.
I pyetur rreth deklaratës së ministres gjermane Luhram se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit, ai theksoj se ajo çfarë ka thënë ministrja është optimizëm, por është e vështirë që të besohet.
‘’Është shumë optimiste ajo, por duke i ditur byrokratitë evropiane është e vështirë të besohet se mundemi me arritë. Ju e dini se ka pas edhe qeveri të ndryshme që e kanë festu para disa viteve, pra është e vështirë. Një mund ta them se liberalizimi është afër. Nëse çdo gjë shkon në rregull sipas procedurave këtu , para shkurtit-marsit 2023 nuk besoj se mund të lëvizim. Tash a merret lajmi pozitiv këtë vit është diçka tjetër se i kemi dy dallime.
Dallimi numër një është se a do të vendoset edhe data kur do të bëhet e plotfuqishme. Për tu bërë e plotfuqishme nuk besoj se mund të arrihet para këtij viti por nëse hyn në agjendë për vendosje atëherë po mund të ndodhë këtë vit. Duhet bërë dallimi, vendimi për liberalizimin dhe data kur mund të lëvizim lirshëm” ka thënë Kelmendi./