Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeStudentet e zhdukura në Pejë kanë qenë pre e trafikimit?

Studentet e zhdukura në Pejë kanë qenë pre e trafikimit?

Shkodran Nikçi, nga Prokuroria Themelore, ka dhënë disa informata lidhur me procesin e hetimeve lidhur me rastin e zhdukjes së dy vajzave nga Peja.

Nga ky institucion njoftuan që nuk kanë asnjë informatë deri tani që dy studentet e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë, ishin pre e trafikimit.

Ai shtoi që janë udhëzuar t’u dërgohet psikolog në shtëpitë e tyre, pasi këto të fundit, me pëlqimin e prokurorisë, janë dërguar në familjet e tyre.

Ai paralajmëroi që do të ndërmarrin masat e nevojshme nëse shohin që në këtë rast ka ndonjë vepër penale.

Nikçi theksoi se janë të rezervuar pasi nuk mund të japin shumë informata të hetimeve që mund ta dëmtojnë procesin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments