Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeDeputeti i VV-së Eman Rrahmani s’ndalet, shpërthen ndaj Hekuran Muratit: E turpshme

Deputeti i VV-së Eman Rrahmani s’ndalet, shpërthen ndaj Hekuran Muratit: E turpshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i ka shpeshtuar qëndrimet e tij kundër Qeverisë Kurti. Pas acarimit për punën e projekt kodit civil, Rrahmani tashmë ka mospajtime me Qeverinë edhe për punën e pagave të arsimtarëve. Madje sot në një mbledhje të Komisionit, ka reaguar ashpër ndaj ministrit Hekuran Murati, i cili ka udhëtuar për në Durrës dhe ka anuluar pjesëmarrjen në Komision.

Rrahmani ka thënë se pajtohet me opozitën që ministri i Financave nuk ka asnjë arsye që të mos marrë pjesë në Komision për mbikëqyrjen e Financave publike dhe thotë se veprimi i Muratit është i turpshëm.

Ai ka përmendur edhe ministrat e mëhershëm që s’kanë marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit duke thënë se po pamundësohet funksionalizimi I Komisionit.

“Unë me opozitën pajtohem. Asnjë arsye ministri nuk e ka mos me qenë sot këtu. Janë tu e cenu integritetin e secilit deputet, tu lajmëru 2 minuta para orës dhjetë. Kjo është e turpshme për të gjithë. Neve po na mundësohet me qenë funksional. Para kësaj nuk erdh ministri Shëndetësisë, para tij ministrja Arsimit.”, ka thënë Rrahmani me nervozizëm.

Rrahmani ishte përplasur edhe me deputetin Ardian Gola ditë më parë në Komisionin për Arsim dhe kishte lëshuar takimin.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments