Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMavraj flet pas vizitës në Hagë: Po mbahen nën shumë dryna, baca...

Mavraj flet pas vizitës në Hagë: Po mbahen nën shumë dryna, baca Jakup më tha nuk e di pse jam këtu

Gazetari Muhamet Mavraj ka shpalosur detaje për vizitën në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së të cilën e zhvilloi në 25-vjetorin e protestave studentore. Ai tha se ish-liderët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim janë “shnosh e mirë në burg”, teksa tha se të gjithë janë briliantë dhe unik.

Gazetari Mavraj tha se ne vitin 2004 kur e kishte vizituar Fatmir Limajn kishte kaluar 7 dryna, ndërsa tani në vizitën e tij në Hagë ka kaluar më shumë dryna.

“Kur isha në vitin 2004 në vizitë të Limaj, në shtatë dryna kemi kalu këta kishin pak më shumë, si ndjenjë nuk është e mirë. Një ndjenjë poshtërimi edhe këta e ndjenjë”, tha Mavraj në “Frontal” në T7.

Ai tha se Jakup Krasniqi i është shprehur disa herë se nuk e di arsyen pse e mbajnë në paraburgim.

“Baca Jakup e tha disa herë  s’e di pse më mbajnë këtu. Sepse kot janë (po mbahen) të gjithë pothuajse, ju e dini se ata nuk akuzohen se kanë marrë pjesë në ndonjë krim pavarësisht propagandës që i ndjekë ata”, u shpreh ai.

“Në Hagë ka qenë ditë tjetër, në krahasim me një përjetim që kisha me pas më parpara apo më vonë. Ka qenë 25 vjetori i protestave studentore dhe këtë 25-vjetor vendosa me kalu me të gjithë të burgosurit tanë që janë në Hagë, me gjashtë prej tyre, disa nuk arrita t’i shoh. I pash, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn rastësisht aty, pastaj Kadriun, pastaj bacën Jakup, një pauzë e drekës dhe Hashimin. Brenda një ditë u realizuan vizitat. Brenda i patëm të ndaluar telefonat”, u shpreh ai.

Emisionin Frontal mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments