Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaSot grupi “Homeland Justice” publikojnë të dhënat e personave të dyshuar për...

Sot grupi “Homeland Justice” publikojnë të dhënat e personave të dyshuar për veprimtari kriminale

Edhe pse sulmi është sprapsur, grupi i hakerave financuar nga Irani për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, vijon të publikojë të dhëna sensitive të marra nga sistemet e goditura.

Sot grupi “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat e sistemit MEMEX, i cili përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, shkruan abcnews.

Në dosjet e publikuara nga “Homeland Justice” janë emrat e 105 mijë shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments