Ende s’ka rezultate përfundimtare se kush i ka fituar zgjedhjet në Republika Srpska
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor në Bosnjë e Hercegovinë Suad Arnautoviq ka thënë se në këtë institucion ende nuk kanë numër të mjaftueshëm të të dhënave për të shpallur rezultate preliminare që do ta tregonin fituesin e zgjedhje apo Presidentin e ri të Republika Srpska.
Ndërkohë të dyja kampet, SNSD e Miloard Dodik sot në mëngjes kanë njoftuar se ka më shumë se 30 mijë vota se sfiduesja e tij Jelena Triviq e cila mbrëmë e para e ka shpallur fitoren.
Ndërkohë, tashmë është e qartë se kush do te jenë tre anëtarët e Presidencës boshnjake në bazë të votimit të djeshëm. Sipas Dnevni Avaz në bazë të rezultateve preliminare për zgjedhjet e djeshme ata janë Denis Beqiroviq, Zeljko Komshiq dhe Zeljka Cvijanoviq.