Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeSarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

Manuel Sarrazin, i dërguari special i qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, tha se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme të mos ketë tabu.

I pyetur lidhur me çështjen e asosacionit të komunave serbe, Sarrazin tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga ky diskutim. Diplomati i lartë gjerman u shpreh se skenari më i keq në këtë rast është krijimi i një “Republika Srpska” të re, gjë që siç tha nuk do të pranohet.

“Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se skenari më i keq ndonjëherë është i gabuar. Mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë. Unë mendoj se shumica e popullit të Kosovës, asnjë politikan i Kosovës nuk do të pranojë këtë gjë. Pra, është gjithashtu e qartë se nuk duhet të keni shumë frikë nga ky diskutim. Se duket sikur ka më shumë frikë që të mos behet ky diskutim. Është shumë e vështirë politikisht, sic dhe tema e njohjes sigurisht shumë e vështirë në Serbi. Por mendoj se kjo gjë nuk do të përfundojë mirë, nëse nuk fillojmë të prekim edhe çështje të vështira dhe gjithashtu të rrisim ndërgjegjësimin në shoqëri se: po, sigurisht që do të përballemi me vështirësi, por dua të them se mund të fillojmë të shohim si mund të duket kjo gjë”, u shpreh Sarrazin për Euronews.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments