SHABAN (IDRIZ) DUKAJ
(05.01.1961-26.09.2005)
Sot,më 26.09.2022 u bënë 17 vite që vdekja të ndau nga jeta por jo edhe nga ne.
Erdhi përsëri dita që të shkruajmë kujtimin për Ty,por nga mendja e zemra nuk na hiqesh në asnjë moment,Baba jonë i dashur.
Vdekja të mori shumë herët duke na lënë me plagën e mungeës tënde,e cila rritet çdo ditë e më shumë edhe pse nuk jemi bashkë,Ti je pjesë e jetës tonë dhe do të jetosh gjithmonë në zemrat tona.
Na ke lënë zbrazëtirë të madhe që nuk mundemi ta zëvendësojmë me asgjë!
Të Përkujtojnë:Bashkëshortja Ganimeti,djemtë Berati,Murati,Korabi,vajza Saranda,vëllau Qazimi,axha Salihi,rejat Arbëresha,Valentina dhe Mbulesa,
nipat Shabani,Omeri,Eroni,Emiri,Rayani dhe mbesa Liyana,
si dhe mbarë Familja Dukaj nga Drenoci i Deçanit,Suedia,Zvicrra dhe Belgjika.