Cen Desku, bashkëthemelues i degës së LDK’së në komunën e Malishevës, ka rrëfyer rreth arrestimit në luftë.
Ai thotë se arsyet e arrestimit të tij janë politike.
“Unë kam qenë themelues i Shtabit të Mbrojtjes në Malishevë, themelues i LDK’së, në lëvizje të pajtimeve kam marrë pjesë me Anton Çetën. Unë kam qenë personaliteti në Malishevë që jam arrestuar më së shumti prej policisë serbe e ndoshta edhe në nivel t Kosovës s’ka dikush që u arrestu më shpesh se unë”, thotë ai.
“Këta kanë menduar se pas luftës ka zgjedhje dhe autoriteti im dhe disa të tjerëve në komuna tjera, me ulë autoritetin…me shpallë tradhtar Cen Deskun dhe me i fitu zgjedhjet pas lufte. Kjo është ana e kundërshtarëve të UÇK’së”, tha ai.
“Me pas qenë komandanti Adem Jashari, Bekim Berisha që kam pasur unë bashkëpunim ata s’kishin guxuar me më arrestuar mua”, tha Desku në RTV Dukagjini duke theksuar se i njeh ata që e kishin arrestuar”, tha ai.
“Kerkush hiq prej shqiptarëve s’kish guxu”, theksoi ai.