Ish-politikani Azem Vllasi ka thënë se një nga arsyet e sjelljes së Vetëvendosjes në pushtet ishin pakënaqësitë e qytetarëve me qeverisjet e mëparshme.
Vllasi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, i pyetuar nëse iu është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, tha se ai u gëzua vetëm gjatë çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.
“Për shkak të pakënaqësisë së votuesve të qeverisje të mëparshme. I ke marrë votat, e ke bo qeverinë, përhajr të koftë, në mënyrë shumë demokratike”, ka thënë ai.
Ai ka pasur mesazh edhe për nomenklaturën aktuale.
“Ktheju ardhmërisë dhe nëse ke pasë vërejtje qysh u qeveris Kosova, le të bajnë diçka mu qeveris ma mire, sepse imazhi i ri dhe autoriteti i qeverisë momentale nuk bëhet më vetëm në kritika të kalumes por në programet dhe veprimet konkrete për ta përmirësu gjendjen”, ka thënë tutje Vllasi.