Ish-politikani komunist i Azem Vllasi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë folur për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Sipas tij, Rugovën e kanë prodhuar si lider rrethanat konkrete historike.
Sipas tij, gjithçka filloi në vitin 1989 kur ra Muri i Berlinit dhe filloi pluralizmi politik. Sipas Vllasit, LDK’ja u themelua si parti, por disa intelektualë në Kosovë nuk kishin guximin t’i prinin kësaj partie.
Vllasi tha se Rugova ishte i heshtur, por i guximshëm. Në rrethanat e atëhershme, sipas Vllasit, Rugova luajti një rol të shkëlqyer ku mori pozicionin e rezistencës paqësore.
“Rugovën e kanë prodhu si lider, rrethanat konkrete historike të asaj kohe”, është shprehur Azem Vllasi.
“Kur na shtrinë përtoke, në mars të 1989, këtu ishte një heshtje e vdekur, njerëzit frikësoheshin dhe me rënien e Murit të Berlinit, faktikisht u legalisu pluralizmi politik”, ka thënë Vllasi.
“Pra, mundesh me bë parti, por çizmja e pushtetit serb ishte, e dimë çfarë. Kur kanë biseduar brenda një rrethi të intelektualëve të shquar, hajde kënd ta bëjmë kryetar? Disa s’kanë guxuar, Rugova ka qenë i heshtur por i guximshëm. Në ato rrethana e ka luajtur një rol të shkëlqyer sepse e mori strategjinë e rezistencës paqësore”, shtoi Vllasi.