Asistenti i Rexhep Selimit, Besart Bujupi, i ka reaguar ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, i cili ka thënë se disa shtete të botës kanë dhënë garanci ndaj Gjykatës Speciale, për t’u mbrojtur në liri ish-krerët e UÇK-së.
Ai i drejtohet Berishës, duke i thënë që të mos manipulojë me opinionin publik, por, sipas tij, t’i publikojë emrat se cilët persona kanë kërkuar garanci nga ato shtete.
“Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë
Ti Hisen Berisha
Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion!
Pergjigju, pergjigju drejt e mos manipulo ma!