Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prishtinë, Egzon Azemi, ka bërë akuza në drejtim të kryetarit të kryeqytetit, Perparim Ramës dhe drejtoresesh së arsimit, Besiana Musmurati.
Sipas tij, drejtoresha e arsimit “është duke ushtruar presion te drejtorët e shkollave që greva të vazhdojë”.
Ndërsa, për Përparim Ramën thotë se “ka shpenzuar 3 mijë euro për një darkë”.
“Këta pra nuk bashkëndjejnë kërkesat sindikale. Por duan rrezimin e qeverisë, që nënkupton ma shumë PARE, për këtë kastë të stërvjetruar politike, edhe pse me emra të rinjë”, ka shkruar Azemi në Facebook, te enjten.