Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeNesër vijnë në Prishtinë këshilltarët e Scholzit e Macronit, Kurti refuzon të...

Nesër vijnë në Prishtinë këshilltarët e Scholzit e Macronit, Kurti refuzon të tregojë se çfarë pret: Më falni…

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë angazhuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t’i ofruar mbështetje direkte përfaqësuesit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ata nesër do të vijnë në Kosovë, ndërsa kryeministri Albin Kurti refuzoi të flasë për pritjet e tij nga kjo vizitë.

Kurti foli për dialogun me Serbinë pas vënies së gurthemelit të një shkolle në Llugë të Podujevës, por kur u pyet për pritjet nga vizita e nesërme e të deleguarve të Scholzit dhe Macronit, u largua me një urim.

“Më falni, besoj që është shumë e rëndësishme të flasim për shkolla. Shkollat janë shumë të rëndësishme. Emisarët së bashku e të gjitha këto kanë vende të tjera, kohë të tjera. Unë prej këtu shkoj në Prishtinë. Sot e kemi inaugurimin e shkollës. Urime të gjithëve”, tha Kurti.

Kryeministri paraprakisht komentoi shprehjen e gatishmërisë nga ana e Turqisë që të përfshihet si ndërmjetësuese në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë dëshirë e shprehu në Beograd presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments