“Kryeministri po sillet me grevistët njëjtë si me veteranët, me mediat që besa me partitë opozitare. Kryeministri nuk do të qeverisë, ai do të sundojë, sepse qeverisja kërkon dialog, qeverisja nënkupton kompromis”, ka thënë Citaku.Çitaku la fajtor Kurtin që sot dyert e shkollave janë të mbyllura për nxënës.
“Dyert e shkollave po i mban të mbyllura Albin Kurti me kokëfortësinë e tij dhe refuzimin e tij për t’u takuar me sindikalistët dhe për të arritur marrëveshje. Kjo kokëfortësi e kryeministrit na i ka lënë fëmijët pa shkuar në shkollë”, ka thënë Çitaku në Frontal.