Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeHillit i kërkohen këshilla për Kosovën: Po kaloj kohë të vështirë duke...

Hillit i kërkohen këshilla për Kosovën: Po kaloj kohë të vështirë duke i dhënë Beogradit, po ia lë kolegut Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka qenë në qendër të vëmendjes pas takimit të fundit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të shtetit serb, Aleksander Vucic, ku ishte diskutuar për çështjen e letërnjoftimeve dhe targave.

Hill kishte thënë se pala serbe kishte shkuar e përgatitur në dialog, derisa kishte theksuar se e njëjta gjë nuk vlen për palën kosovare që përfaqësonte kryeministri Albin Kurti.

Kjo kishte nxitur edhe reagimin e kryeministrit të Kosovës, i cili kishte thënë se Kosova deri në vitin 2008 kishte marrë këshilla nga ambasadori i SHBA-së në Beograd.

Por, sot Hill nuk ka pranuar që të komentojë e jap këshilla për Kosovën, duke thënë se është shumë i zënë duke e bërë të njejtën në Beograd, dhe ka potencuar se këshillat për Kosovën ia lë kolegut Jeff Hovenier.

“Çfarë mendoni që Prishtina duhet të bëjë për të siguruar që komuniteti serb dhe ardhmja është e sigurtë”, ka qenë pyetja e gazetares.

“Shiko, po kalojë një kohë të vështirë këtu duke iu dhënë këshilla në Beograd. Kështu që i lë këshillat në Prishtinë tek kolegu im ambasadori Hovenier. Unë shpresoj mund të arrijmë disa marrëveshje, dhe të kalojmë tek disa çështje të tjera”, është përgjigjur Hill./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments