Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaProkuroria ngre aktakuzë ndaj gjyshit që sulmoi Jasharajn, kërkohet paraburgim

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj gjyshit që sulmoi Jasharajn, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Musli Rexhepit i cili tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë të hënën.

Sipas aktakuzës Rexhepi i ishte drejtuar Jasharajt me fjalët “O plak po na i lë fëmijë pa shkollë, kam me të vra”. Ai është ngarkuar me veprën “cenim i të drejtës në grevë”.

Lidhur me rastin është kërkuar një muaj paraburgim. Seanca për caktimin e paraburgimit do të mbahet të mërkurën (sot).

“I akuzuari pasi kishte shkuar në shkollën ‘Ismail Qemaili’ në Prishtinë për ta dërguar mbesën e tij për mbajtjen e mësimit dhe kur e ka vërejtur se mësimi nuk po mbahet dhe arsimtarët janë në grevë, i njëjti ka hyrë brenda në shkollë ku ishte duke u mbajtur takimi i grevistëve me kryetarin e sindikatës dhe me të përfunduar ky takim, derisa tani i dëmtuari Rrahman Jasharaj po dilte nga takimi, i akuzuari duke përdorur forcë dhe kanosje serioze me qellim të pengimit të grevës në mënyrë të kundërligjshme e ka kanosur tani të dëmtuarin me fjalët ‘O plak po na i len fëmijët pa shkollë, kam me të vra’ dhe tenton që ta sulmojë por ndalohet nga të pranishmit me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë”, thuhet në aktakuzën me propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments