Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaPozhari thotë se Kica-Xhelili është prej deputeteve më të përgatitura të Kuvendit,...

Pozhari thotë se Kica-Xhelili është prej deputeteve më të përgatitura të Kuvendit, ka një mesazh për ata që po e sulmojnë

Njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari ka reaguar për sulmet që po i bëhen deputetes Doarsa Kica- Xhelili pas paralajmërimit se ajo do t’i bashkohet LDK-së.

Pozhari në një postim në Facebook, ka thënë se Kica- Xhelili është një prej deputetëve më të përgatitura në Kuvendin e Kosovës.

“Ata që e sulmojnë për “kontrabandim të vullnetit qytetar”, mos të harrojnë se në një të kaluar jo shumë të largët edhe Vjosa Osmani u pat zgjedhur presidente me votë të “kontrabanduar” të një depuetetes së PDK-së”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Daorsa Kica-Xhelili është një prej depueteve më të përgatitura në Kuvendin e Kosovës. Ata që e sulmojnë për “kontrabandim të vullnetit qytetar”, mos të harrojnë se në një të kaluar jo shumë të largët edhe Vjosa Osmani u pat zgjedhur presidente me votë të “kontrabanduar” të një depuetetes së PDK-së. Emri nuk po më kujtohet sepse më kurrë nuk kam dëgju për të!

Nuk kanë thënë kot se çfarë mbjell, do të korrësh!

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments